Foto/Pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku djali 23-vjeçar hodhi trupin e masakruar të babait të tij të moshuar

- Fotolajm, Kryesore, Lajme
0

“BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku djali 23-vjeçar hodhi trupin e masakruar të babait të tij të moshuar.

Bëhet fjalë për një përrua në skajin lindor të liqenit të Farkës me bimësi të shumtë por me pak ujë, i ngjashëm me një pellg.23-vjeçari pasi e vrau të atin me çekiç duke e goditur disa herë në kokë, e hipi në një makinë dhe e transportoi mbrëmjen e 22 dhjetorit pikërisht në këtë zonë që shihni në foto. Por pasi u arrestua nga policia, Selman Aliaj iu tha efektivëve të grupit hetimor se babai mund të ishte mbytur në liqen, duke i çuar larg zonës ku e kishte hedhur trupin e pajetë.

DËSHMIA
Policia e mori njoftimin për ngjarje nga djali tjetër i viktimës A. Aliaj. Ai njoftoi policinë duke i thënë se vëllai u grind me babain dhe të dy ikën nga banesa. Policia ka shkuar dhe në oborr ka gjetur shenja gjaku. Është bërë shoqërimi i Selman Aliajt në polici, i cili ka thëne se është grindur me babain por nuk ka dijeni se ku ndodhet ai. “Ndoshta mund të jetë mbytur në liqen ka thënë”, 23-vjeçari. Pas kontrolleve 2 ditore policia ka gjetur trupin e viktimës pranë liqenit të Farkës si dhe mjetin e krimit të fshehur në oborrin e banesës së autorit.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *