FOTOLAJM/Nis pastrimi i mbetjeve të hedhura në lumin e Tiranës

- -, Fotolajm
0
Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me një aksion të gjerë për pastrimin përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës nga “Ura Babrroit ” deri te “Ura Institutit”.

Grupi Task Forcë DPN1, Prefektura, Forcat e Armatosura, DPN2 dhe DPN3, kanë bashkuar forcat duke pastruar mbetjet të cilat ishin hedhur aty nga qytetarë të papërgjegjshëm.  Ky ishte dhe viti i parë në gjithë këto vite që banesat në dy anët e Lumit të Tiranës nuk u përmbytën si rezultat i ndërhyrjes.

Rehabilitimi i brigjeve të tij me anë të mbrojtjes primare me mure gabioni në zona me rrezikshmëri rrëshqitjeje dhe me gurë të mëdhenj në pjesën tjetër e kanë sistemuar lumin në shtratin e vet.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *