FOTOLAJM/ Besnik edhe pas vdekjes: qeni i presidentit të ndjerë Bush, përlot gjithë botë

Janë imazhe që kanë prekur gjithë botën dhe po bëjnë xhiron, në rrjetet sociale. Një foto ku shfaqet qeni besnik  i presidentit të ndjerë, George HW Bush, i shtrirë pranë arkivolit të të zotit, duke mos e braktisur atë deri në fund. Qeni, i quajtur Sully, e ka përjetuar ndarjen me zotin Bush, teksa qëndron i ulur shumë pranë arkivolit, sikur kërkon që ta ruajë edhe pas vdekjes. Sully ka marrë emrin e një  piloti hero amerikan, që uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në Nju Jork.

Ka qenë Jim McGrath, zëdhënësi i presidentit  Bush, i cili publikoi një imazh të Sully pranë arkivolit të Bush të dielën me përshkrimin: “Misioni përfundoi”.

Megjithatë duket se misioni i qenit nuk ka mbaruar ende, pasi ai do shoqërojë arkivolin edhe në Uashington, ku do të bëhet përcjellja e fundit.

Loading...

Sully, një qen shërbimi shumë i trajnuar, ka qenë shoqëruesi më besnik i presidentit të shquar, veçanërisht që nga koha që ai nisi të përdorte karrigen e invalidit. Sully do të kthehet në shërbim për të ndihmuar veteranë të tjerë dhe do shkojë në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed, lajmëroi ish-presidenti (I riu) George W. Bush, nëpërmjet një postimi në Instagram.

Image

Image

Image

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.