FOTO/ U vra nga nusja e djalit një vit më parë, dalin fotot e viktimës ,fjalët prekëse të djalit

Pas të paktën një vit nga raportimi si një vdekje për shkaqe natyrale të një 47 vjeçareje në Tiranë, ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë.

Më 30 prill të vitit 2017, policia pati raportuar se është dërguar nga familjarët në QSUT shtetasja L.L, vjeç 47, banuese në Frutikulturë, e cila ka ndërruar jetë nga infarkti.

Por mbrëmjen e sotme uniformat blu kanë bërë me dije se 47 vjeçarja Lirije Lami është vrarë.

Hoxha

Nusja helmoi vjehrrën, ja kush janë protagonistët e ‘thrilleri-t’ në Kazmë
Helmoi vjehrrën për shkak të mosmarrëveshje që kishte me të e më pas u rrëfeu te hoxha. “Thrilleri” është i vërtetë dhe ka ndodhur në familjen Lami në Kamzë. Katër persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur në prill të vitit 2017: nusja dhe 3 të tjerë, vjehrri i autores së krimit, një kushëri i këtij të fundit dhe hoxha ku u rrëfye Marjana Cmeta. Të tre akuzohen për moskallëzim krimi.

E akuzuar për këtë vrasje është nusja e djalit të saj Marjana Cmeta, e moshës 21 vjeç. Cmeta dyshohet se ka vrarë vjehrrën e saj për konflikte familjare.


Viktima Lirije Lami me bashkëshortin

Loading...

Agim Lami edhe ky i arrestuar mbrëmjen e sotme së bashku me Mirjanën dhe dy të tjerë si persona që kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

‘Jam pishman moj nënë se nuk ta dita vlerën’… Dedikimi prekës i të riut për të ëmën që ia vrau nusja

Olti Lami, bashkëshorti i Marjana Cmetës, e cila u arrestua sot me akuzën e vrasjen së mamasë së tij, duket se e ka përjetuar rëndë vdekjen e nënës së tij.

Në profilin e tij në Facebook, Lami ka publike fotografi të shumta me të ëmën.


Disa ditë pas vdekjes së të ëmës më 30 prill, që asokohe u dyshua si vetëvrasje, Olti ka bërë një dedikim prekës.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.