FOTO/ Rama provokon protestën, fut ambulancën mes tyre

Mijëra studentë janë duke protestuar prej disa orësh tek ministria e Arsimit.

Ata kanë bërë 4 kërkesa të panegociueshme që kërkojnë tu plotësohen deri në orën 16:00.

Deri më tani ende nuk ka një përgjigje nga qeveria e Edi Ramës ndërsa studentët janë duke bërë thirrje.

Por protesta është provokuar.

Në një moment në rrugën e Durrësit ku ndodhen mijëra studentë është futur një ambulancë në mes të tyre.

Por studentët, si qytetarë i kanë hapur rrugën, duke mos rënë pre e provokimeve të stisura nga qeveria.

 

Studentët e disa prej fakulteteve në Tiranë dhe Durrës, siç kishin paralajmëruar kanë nisur edhe sot protestën kundër vendimit të qeverisë, që i detyron ata të paguajnë për provimet e bartura.

Ora 12:44/ Ambulanca kalon tek turma e protestuesve, studentët i hapin rrugën dhe vijojnë tubimin paqësisht.

 

Orë 11:38/ Edhe studentët e Elbasanit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit, ku kanë bërë thirrje për uljen e tarifave të studimit.  “Nuk duam kredi për kreditet tona”, ka qenë kjo thirrje e studentëve të Elbasanit.

Portesta e studenteve ElbasanPortesta e studenteve ElbasanPortesta e studenteve Elbasan

Loading...

Orë 11:24/ Studentët hedhin letra higjienike në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

letra higjienikeprotesta letra higjienike

Ora 11:20/ Studentët e Shkodrës kanë dalë në protestë dhe bëjnë thirrje për  bashkim të të gjithë studentëve. Në një video ata thonë se iniciativa e tyre për protestë do të shumëfishohet nesër. “Ngremë zërin tonë dhe nuk frikësohemi nga asgjë dhe nga njerëz që i tërheq posti”, janë shprehur studentët e Shkodrës.

Ora 11:00/ Studentët tregojnë kërkesat e tyre për Ministrinë e Arsimit. Ata  Kërkojnë që të ulen tarifat e studimit dhe shtojnë se  qeveria u ka boshatisur xhepat nga taksat e larta. Po ashtu ata kanë kërkuar dhe anulimin e VKM-së duke thënë se nuk aka negociata pa anuluar këtë vendim.

Ora 10:50/ Studentët kanë nxjerrë kartonët e kuq për ministren Lindita Nikolla, për t’i thënë stop tarifave të larta. Fasada e MAS është mbushur me banderola e pankarta të studentëve.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.