FOTO/ Meta tallet me Ramën: O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri!

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit rikujton edhe një herë premtimin e dhënë gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ku deklaroi se, do ti jepte Ramës dekoratën “Urdhëri i Skënderbeut” nëse Shqipëria çelte negociatat me BE-në në muajin tetor.

Por sot, ku Parlamenti njëngjyrësh refuzoi kandidaturën e Metës, atë të profesorit Petraq Milo, për kryetar të KLSH, presidenti i Republikës lëshon batutën e rradhës.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të dekreteve të tij. Ai ka publikuar një foto me Kryeministrin Edi Rama, që i përket një takimi elektoral në Gjirokastër gjatë vitit 2015 teksa shkruan.

 

“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.