FOTO/ Me 10 kg kokainë braziliane në Turqi, prangoset shqiptari

Pjesëtarët e forcave turke të sigurisë, në aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit kanë zbuluar dhe sekuestruar 9 kilogramë e 709 gramë kokainë.

Në pranga është vënë një shqiptar.

Loading...

Ekipet për luftë kundër tregtisë me narkotikë, pjesë e policisë së Stambollit, kanë kontrolluar valixhen e personit me inicialet N. K., 48 vjeç, nga Shqipëria, i cili më 2 maj kishte mbërritur në Stamboll nga Sao Paulo i Brazilit.

Kokaina, e fshehur në pjesën e poshtme të valixhes është sekuestruar, ndërsa pronari i saj është arrestuar.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.