Foto/ Ja kush është 53-vjeçari që u ekzekutua me 15 plumba sot në Shkodër

Është zgjuar me breshëri plumbash sot qyteti i Shkodrës, ku plot 15 të tillë janë zbrasur në drejtim të 53-vjeçarit Fatbardh Lici, pak metra larg shtëpisë së tij të banimit, ku kishte dalë për të pirë si çdo ditë kafen e mëngjesit.

Fatbardh Lici ishte baba i 3 fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, ndërsa familja e tij ka hapur dyert e mortit për ta përcjellë sot në orën 19:00 për në banesën e fundit.

Sipas “Balkanweb”, deri më tani janë shporuar 15 persona, kryesisht dëshmitarë që pritet të ofrojnë ndihmë për zbardhjen e çështjes. Po kështu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe subjekteve të tjera pranë vendit të ngjarjes për të identifikuar autorin.

Fatbardh Lici ishte kunati i Lulzim Kullës, i njohur is i forti i Shkodrës, por edhe vëllai i këshilltarit bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici.

Po ashtu, më parë Lici u shoqërua në polici me akuzën e vrasjes së Astrit Kurmekaj 7 vite më parë, por u lirua për mungesë provash.

E pikërisht kjo e fundit është pista e hetimit, pasi dyshohet se mund të jetë vrarë për gjakmarrje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.