FOTO/ Fatos Nano: Jam bërë pishman që ua solla, Rama ik!

Banorët e Unazës së re, të cilët vazhdojnë protestën e tyre të përmbrëmshme prej muajsh, sot kanë patur një vizitor special.

Po flasim për ish-kryeministrin Fatos Nano i cili ka kaluar në zonën ku protestohej bashkë me bashkëshorten e tij, Xhoanën, e cila ka qenë në drejtimin e automjetit.

Teksa protestuesit i treguan dy gishtat, Nano iu është përgjigjur me Ok, ndërsa nuk kanë munguar as buzëqeshjet nga të dyja palët.

Nano: S’ka Zot që ju prish juve banesat!!

Një banor me inicialet R.R i thotë, na e bëre dhuratë Edi Ramën?

Nano: Jam bërë pishman para Zotit, dhe thotë Rama Ik, duke bërë edhe xhestin me gisht. .

Kujtojmë që ish kryeministri Fatos Nano është njeriu që rikthehu në Shqipëri Edi Ramën dhe e katapultoi atë në politikë. Por pendimin e tij për këtë veprim ai e ka shprehur disa herë, dhe përshëndetja e sotme me banorët e Astirit e përforcon këtë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.