Foto) Aksidentohen artistët Bruno dhe Mir Vathi rrugës për në koncert

Në kulmin e sezonit veror, teksa janë të ngarkuar çdo ditë me koncerte dhe evente familjare, ka mjaftuar vetëm një moment, që artistët e “Threedots”, këngëtari Bruno dhe muzikanti Mir Vathi të përballen me një situatë aspak të këndshme. Dy ditë më parë, teksa ishin duke udhëtuar drejt Korçës për një koncert, në afërsi të Maliqit, artistët kanë pësuar një aksident automobilistik. Vetura e tyre ka devijuar nga rruga, duke rënë përmbys nga lartësia ku ndodhej. Burime për “News31.al” kanë siguruar disa foto nga vend-ngjarja, ku shfaqet makina e dëmtuar dhe skena e aksidentit. Të njëjtat burime tregojnë se për fat të mirë edhe Bruno edhe Miri janë jashtë rrezikut për jetën dhe momentalisht ndodhen në një nga spitalet e Tiranës duke marrë mjekimet e duhura për dëmtimet që fatmirësisht nuk janë të rënda.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.