FOTO- Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin babai, nëna dhe vajza. Rëndë vajza tjetër dhe drejtuesi i mjetit i afërm i tyre!

Një aksident me përmasa tragjike ka ndodhur mbrëmjen që lamë pas në Tiranë, duke u marrë jetën tre personave nga e njëjta familje, ndërsa dy persona të tjerë janë rëndë në spital.

Viktimat janë babai, nëna dhe vajza e tyre, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit.

Aksidenti ka ndodhur kur makina me të cilën udhëtonte familja me pesë persona brenda ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.

Policia e Tiranës tha fillimisht se ishte katër numri i të vdekurve por rreth orës 11:20 minuta solli tjetër komunikatë, duke thënë se numri i viktimave është tre, ndërsa vajza e çiftit Bibaj është në gjendje kritike për jetën.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, është gjithashtu në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije edhe identitetin e plotë të viktimave. Ata janë: Bardhok Bibaj. 62 vjeç, Valentina Bibaj 54 vjeçe, Florida Bibaj e bija 22 vjeçe, nga Mirdita, ndërsa në gjendje kritike për jetën është vajza tjetër e çiftit, Xh. Bibaj, 26 vjeçe.

“U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak”,sqaron policia në njoftimin e dytë.

Përplasja ka qenë kaq e fortë sa i marrë jetën katër personave në bord, ndërsa drejtuesi i mjetit ka përfunduar në spital.

“Panorama” nga siguruar foto pas momentit të aksidentit ku shihet makina e shkatërruar nga përplasja e fortë.

Njoftimi i parë i policisë: 

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin  A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh.B., ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i dytë i policisë: 

Dua t’u sqaroj në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët në para të mëngjesit të sotëm.

Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë.

Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën
Bardhok Bibaj. 62 vjeç.Mirditë, ka ndërruar jetë
Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë
Florida Bibaj e bija 22 vjece, ka ndërruar jetë
Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.