Fitorja e Republikanëve Amerikë dhe efektet e saj në lojën politike të Shqiperisë!

Nga Kreshnik Osmani

Fitorja e Republikaneve në Amerikë (perkatesisht kontrolli i Senatit) tregon qartesisht se Senati Amerikan që ka ndikimin më të madh në percaktimin e politikave afatgjata, tashme nen kontrollin e Partise së Presidentit Trump është ai që do të ketë ndikimin më të madh në percaktimin e asaj ç’ka do të jetë Amerika e të ardhmes dhe rrjedhimisht edhe bota. Kjo verteton edhe njeherë atë që kam cituar e pohuar perpara disa ditesh se Epoka “Citadino del Mondo” apo “Qytetar i Botes” tashmë është në fundin e saj dhe bota do të rikonfigurohet sipas parimeve të shteteve nacionale, parimet e Shtetit Komb që perpara interesave të oligarkeve dhe te elitave financiare bankare neoliberale të botes sheh interesat Nacionale dhe Kombetare.

Per ta perkthyer në terma konkrete dhe të thjeshtë kjo do të thotë se skorjet dhe falangat sorosiane neoliberiste hajdute që kanë hartuar planin per falimentimin e Shqiperisë do të perballen me dite të veshtira në vijim sepse muaji i mjaltit, i sherbetit dhe i bakllavase mbaroi. Kjo nuk do te thote aspak se do te vije Trumpi t’iu çliroje prej agjendes sorosiane bipolare politike ne Shqiperi por qe nuk do t’iu pengoje shteti aleat me i madh i botes qe ta beni Shqiperine, gjithmone nese keni nje interes apo deshire per ta bere kete. Kasta politike mafioze bipolare sorosiane ne Shqiperi qe ndjek me vemendje zhvillimet globale eshte e interesuar qe te behet pjese e dallges qe te shpetoje qindra milionat e grabitura prej gjakut te shqiptareve dhe per kete është duke negociuar fshehurazi skutave te erreta te Tiranes Politike, themelimin e nje apo me shume levizje apo partie antiestablishment per te luftuar neoliberizmin sorosian me ish njerezit e Sorosit te cilet jane te maskuar me tyrrlilloj levizjesh e shoqatash gjoja “Shoqeri Civile” qe ne thelb nuk jane asgje tjeter perveçse shoqeria hajdute dhe bandat e biznesit te protestave ne Shqiperi.

Loading...

Detyre e tyre është te krijojne kauza dhe t’i shesin ato tek bleresi me i pare. Keta jane ata faqezinj te cilet ju i njihni mire por qe ne vijim do t’ju tregojme edhe pjesen e kamufluar me dokumenta dhe me fakte, nga financohen dhe si i shperdorojne kauzat dhe perdorin njerezit naive shqiperidashes per te bere biznes dhe per te kapur ndonje llokem tek torya e madhe e interesave te pushtetit. Nendheu politik i Tiranes po zien dhe strategjia e monopolizimit te kauzave te medha te vendit per t’i marre nen kontroll ato nga te njejten njerez por me fytyra dhe maska te reja është rreziku me i madh qe i kanoset Shqiperise ne keto momente. Ky rrezik konsiston ne faktin se paria mafioze e Tiranes po perpiqet te investoje kauzat e epokes se re me mashat dhe fytyrat sherbetore te tyre te vjeter, per te djegur edhe ate pak fryme e shprese qe ka mbetur, sepse nese deshton edhe nje perpjekje tjeter per ta shpetuar Shqiperine prej kancerit qe e ka mberthyer shqiptaret do te demoralizohen dhe do t’i dorezohen skemes se vjeter, sepse te “rinjte” na dolen me te poshter se te vjetrit. Ne qofte se ky plan realizohet kjo do te shenoje edhe varrosjen perfundimtare te Shqiperise.

Kujdes!

Është mundesia e fundit. Po jua dogjen kanë djegur perfundimisht Shqiperinë. Amerika nuk vjen t’iu shpetojë prej askujt por shteti aleat më i madh nuk kanë per t’iu ndaluar ta shporrni mafien politike të vjeter dhe ta shpetoni Shqiperinë!

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.