Fitoi 4 milionë euro për pak sekonda

Në një intervistë për “The Sun”, Volanski mendon se shakaja që bëri në Madrid në fillim të këtij muaji mund t’i ndryshojë jetën kur të mbushë 30 vjeç. Modelja i la të gjithë gojëhapur, lojtarë dhe tifozë kur në finalen e Champions-it pushtoi fushën e veshur vetëm me një monokini, ku reklamohej emri i sajtit +18 të të fejuarit të saj Vitali Zdorovetskij. As burgu nuk e trembi.

Pasi e arrestuan dhe kaloi 5 orë në qelinë e një rajoni policie në Madrid, Kinsi kuptoi se ajo që sapo kishte bërë, ishte lëvizja më inteligjente në karrierën e saj.

Kinsi Volanski

Ajo tha se policët u sollën mirë dhe i kërkuan foto. Ekspertët parashikuan se pushtimi i saj i fushës i solli më shumë se 4 milionë euro fitime: ndjekësit e “Instagram”- it të saj nuk ishin as 1 milion dhe sot po arrijnë 3 milionët, ndërsa faqja e të fejuarit të saj i shtoi abonentët deri në 32 milionë. Sot ajo ka nisur të mendojë për një tjetër jetë:

“Kur të mbush 30 vjeç, kam përshtypjen se kem fituar aq shumë sa do dal në pension dhe pushtimi im i fushës në finalen e Champions-it do të më ndihmojë që të arrij këtë objektiv. Kam për qëllim që të bëj shumë më tepër për të shtuar ndjekësit e mi në ‘Instagram’.

kinsi-volanski-vitali

Pasi u lirova, kalova nga 300 mijë ndjekës në mbi 2 milionë. Nuk mund ta blesh atë reklamë. Papritur u bëra e famshme në të gjithë botën dhe u rrethova nga oferta për punë. Nuk mendoj se i kam bërë keq askujt”.

FLIRTET  Kinsi zbulon se në telefonin e saj kanë ardhur mesazhe edhe nga protagonistët në fushë të asaj mbrëmjeje që nisën ta ndjekin në “Instagram”: “Disa lojtarë të Liverpulit më dërguan mesazhe flirtuese në privat.

Njëri më dërgoi një emoji në formë zemre dhe një tjetër një mesazh ku shkruante ‘të pashë gjatë ndeshjes’. Nuk e dija kush ishin derisa i kontrollova profilet. Nuk i jam përgjigjur kurrë, sepse jam e fejuar”.

Reagimi i familjes – Nga Los Anxhelosi, modelja që ka pozuar edhe për revistat “Maxim” dhe “Sports Illustrated”, thotë se familja e priti me humor gjestin e saj. Babai Daniel Volanski punon si një sherif në Departamentin e Policisë në LA.

“Sigurisht që nuk u tregova për atë që do të bëja, por a u surprizuan ata? Jo, mendoj se ata e dinë sesi jam unë. Babai u çlirua që unë mbaja një kostum rrobash banje kur hyra në fushë dhe nuk isha 100% nudo”, përfundon Kinsi duke qeshur.kinsi-volanski

  kinsi-volanski6
 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.