Firmosi arrestimin e Fullanit dhe Gjikës, ja kur del para Vetingut prokurori Troci

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci, do të jetë ditën e premte në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të rivlerësimit kalimtar.

Toci, i cili ka qenë edhe kandidat për KLP, do të përballet me treshen e komisionerëve që përbëhen nga Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Suela Zhegu.

Prokurori Troci ka qenë personi që ka firmosur urdhërarrestin ndaj ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili u arrestua përkohësisht më 5 shtator të vitit 2014. Gjithashtu, Troci ka firmosur urdhërarreste edhe për ish-zyrtarë të tjerë si ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.

Megjithatë, si Fullani ashtu edhe Gjika u shpallën të pafajshëm nga Gjykata. Të ardhurat e prokurorit Troci, referuar deklaratave të pasurisë që ka publikuar ndër vite, sipas OpenData, përbëhen nga paga e tij, paga e bashkëshortes si dhe paga e vëllait pas vitit 2010.

Nga viti 2003 dhe në vijim, prokurori ka deklaruar 400 000 deri në 700 000 lekë në vit kursime nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Troci ka deklaruar blerjen e një apartamenti banimi në Tiranë në vitin 2011 me sipërfaqe 94.4 m2, me vlerë 5,494m080 lekë. Si burim, Troci ka deklaruar kursime nga pagat dhe një kredi bankare në vlerën 2,490,537 lekë.

Por ana tjeter e TROCIT

Loading...

Si gjithë të tjerëve, do t’i verifikohet pasuria, për të zbuluar “magjinë”, se si prokuror Troci, nga gjëndje ekonomike “trokë” kur nisi karrierën, u bë super milioner, pasanik tokash, trojesh, biznesesh, me arredim shtëpie 78 mijë euro, me shkollim fëmijësh 14 mijë euro në vit, me 12 dyqane, kafene, apartamente, vila e garazhe, makina luksoze, vila bregdetare e malore.

Në Shkurt 2016-të, u lëshua vendim arresti, për Pëllumb Petritaj, Artur Shehu, Raimond Mëzi, avokat Enkes Hysendhima, ish punonjësen e hipotekës Vlorë Blerina Dhrami, noteren Belona Seraj, Donika Besimaj shefe e arkivës Gjykata Vlorë, por nga të gjithë këta, u dënua vetëm lopataxhiu fakir i varrezave, i përdorur si “pronar hije” për firma false, në falsifikimet e bëra nga grupi Pëllumb Petritaj- Artur Shehu.

Pas arrestimit si person në kërkim, Pëllumb Petritaj, pranoi bashkëpunimin me drejtësinë, duke rrëfyer skemën dhe zyrtarët e lartë në parlament, qeveri e drejtësi, që e kanë ndihmuar dhe lënë të lirë, të realizonte mega-vjedhjen e tokave në bregdet, për të cilat i ka shpërblyer me sipërfaqe tokash me shit-blerje fiktive, me konvertime e dhurime, mes të cilëve ka përmendur dhe emrat Adriatik Llalla e Ramadan Troci.

Pëllumb Petritaj, kryehajduti pronave në bregdetin e Vlorës, ka deklaruar në dëshminë e tij, se Llalla e Troci, në shkëmbim të sipërfaqeve të blera fiktivisht, me tjetërsime pronarësh fiktivë, kanë ndërhyrë për ta shpëtuar nga burgu dhe sekuestroja e 100 hektarëve tokë, që ia kishte dhënë në pronësi vajzës së tij.

Këtë dëshmi, Pëllumb Petritaj e argumenton me faktin, se Llalla-Troci, inskenuan e paraqitën në gjykatë, kërkesën e prokurorisë (Vlorë), për dënim me 14 muaj burg, konvertim dënim me provë, për dosjen 324 hekatrë toka të vjedhura, për të cilën, gjykata e dënoi 3 vite brug, ose sa 15% e masës së dënimit, të përcaktuar në Kodin Penal.

Kujtojmë që përveç emrave të Adriatik Llallës, përfitues  me 13 mijë m2 dhe Ramadan Trocit me 8000 m2, përfitues në këtë mega-vjedhje, janë familja “Berisha” me 25 mijë m2, Fatmir Mediu me 10 mijë m2, Eli Fara me 1500 m2, Ilir Metaj me 18 mijë m2, Bujar Nishani me 8000 m2, Xhezair Zaganjori me 10 mijë m2, Alket Hyseni me 15 mijë m2 dhe 134 gjyqtarë, prokurorë, noterë, ambasadorë, pronarë mediash, hipotekues, krye-bashkiakë, kryedoganierë, krye-policë e krye-tatimorë të Vlorës e Tiranës, perfundon shenimin Pamfleti

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.