Financimet greke, Kokëdhima: Të shpallen ‘non grata’ ata priftërinj që…

Kreu i Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka reaguar lidhur me raportimet për fondet greke në Shqipëri.

“Qeveria shqiptare duhet të bëjë transparencë për fondet e komuniteteve fetare që merrren nga jashtë. Ka ardhur koha që të dihet saktë se kush bëjnë dhurata e fiancoime të fshehta dhe të zbardhen qëllimet”, thuhet në një reagim të Zgjidhjes, që drejtohet nga Koço Kokëdhima.

 

 

“Ata priftërinj të huaj që nuk i shërbejnë Shqipërisë dhe që nuk e duan gjuhën shqipe, të shpallen menjëherë ‘non grata’”, propozon Zgjidhja.

koco-kokedhima

Reagimi i Plotë

Nën dritën e informacioneve të fundit që vijnë nga Greqia, ku mësohet se ministria e Jashtme e vendit fqinjë bënte pagesa sekrete për kishën ortodokse, Qeveria shqiptare duhet të bëjë transparencë për fondet e komuniteteve fetare që merrren nga jashtë.

Ka ardhur koha që të dihet saktë se kush bëjnë dhurata e fiancoime të fshehta dhe të zbardhen qëllimet. Dihet dëmi që iu shkaktua shqiptarëve, pasi u mbyllën sytë para fondeve arabe që për një kohë të shkurtër e mbushën vendin me minare dhe krijuan celula ekstremistësh që kur erdhi koha, morën armët dhe luftuan nën flamujt e ISIS, të terroristëv të Irakut dhe të Sirisë.

Loading...

Dihet dhe është i njohur dëmi që na vjen nga paratë e Turqisë së Erdoganit për ruajtjen e trashëgimisë që relativizon luftën e Skënderbeut dhe i trajton osmanët jo si pushtuesit tanë për 5 shekuj. Tashmë po tregohet indiferencë ndaj parave që paguanfshehurazi Greqia për Kishën Ortodokse. Kuptohet se këto nuk janë fonde legale, si ato që mund të jepen për restaurime apo për aktivitete fetare, ndryshe do të deklaroheshin. Përse jepen, që të mos bëhen meshat në gjuhën shqipe?

Që të ndryshojë statuti i Kishës Autoqefale që ka lënë trashëgim Fan Noli? Sigurisht, nuk jemi në mesjetë dhe nuk presim që kisha greke të vrasë dhe helmojë si dikur rilindësit e gjuhës shqipe, por diçka që jepet në mënyrë të fshehtë, nuk ka qëllime të mira. Është detyrë kushtetuese e qeverisë që të kujdeset dhe të mbikëqyrë mbarëvajtjen e këtyre institucioneve. Qeveria shqiptare të ndalojë marrjen e këtyre fondeve të fshehta, sepse populli shqiptar paguan nga taksat e tij 1 milion euro çdo vit që iu kalojnë  këtyre komuniteteve për paga dhe investime. Qeveria të mos lejojë injektimin e politikave të huaja antikombëtare përmes fondeve të fshehta.

Komiteti i Kulteve, pranë qeverisë, të bëjë detyrën dhe duhet të kontrollojë urgjentisht se çfarë janë këto fonde sekrete që paguhen për Kishën Ortodokse, sipas shpjegimit të ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, cituar nga mediat greke. Nuk duam të paragjykojmë se Greqia po e përdor Kishën Ortodokse për qëllimet e saj politike, por nuk mund të lejohet të zhvillohet asnjë aksion i fshehtë, jashtë kornizës kushtetuese dhe statutit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Ata priftërinj të huaj që nuk i shërbejnë Shqipërisë dhe që nuk e duan gjuhën shqipe, të shpallen menjëherë “non grata”. Kisha Ortodokse Autoqefale të distancohet publikisht nga ata që kanë marrë fonde sekrete nga qeveria greke dhe të shpjegojë besimtarët se nuk ka lidhje me politikën, aq më pak me atë të shtetit grek ndaj Shqipërisë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.