Fidanishtet e fondamentalizmit në Shqipëri

LAVDRIM LITAlavdrim-lita

Vitet e fundit kanë parë një rritje të incidenteve terroriste dhe të dhunshme ekstremiste që ndodhin në të gjithë Europën. Në përgjigje të kësaj janë miratuar politika dhe programe për kundërterrorizëm dhe parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit të dhunshëm është rritur me shpejtësi. Një studim mbi “Ekstremizmin e dhunshëm ne Shqipëri”, i realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e ambasadës amerikane ka dalë në përfundimin se institucionet shqiptare e kanë nënvlerësuar potencialin e ekstremizmit jofetar.

Sipas studimit, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve justifikojnë përdorimin e mjeteve të paligjshme (kultivim/ trafikim i kanabisit, krim i organizuar, trafiqe) për përballimin e problemeve, përfshirë këtu luftën e përditshme për mbijetesë.

 

Politika shqiptare perceptohet si e pandershme apo që u shërben vetëm oligarkëve klientë. Sipas këtij studimi, profilet më të rrezikuara nga nxitësit e ekstremizmit të dhunshëm janë të papunët meshkuj, njerëzit me nivel të ulët arsimor, banorët e zonave rurale dhe individë të moshës deri në 35 vjeç.

Në përfundim, raporti liston disa qytete në Shqipëri ku mund të shpërthejë ekstremizmi i dhunshëm. Ekzistenca e individëve apo grupeve që nxisin ekstremizmin fetar është konfirmuar me përqindje më të mëdha se mesatarja kombëtare në këto bashki si ajo e Krujës, Elbasanit, Shijakut, Durrësit, Vorës, Kavajës, Bilishtit dhe Kamzës.

Loading...

Jo çuditërisht hot-spotet e identifikuara përkojnë edhe me zonat ku krimi i organizuar është ngulitur në territor, duke hequr dorë nga logjika oportuniste e aktivitetit kriminal dhe janë zona ku Policia e Shtetit dhe organet e tjera të sigurisë janë implikuar në favore të ndërsjella me persona të dyshimtë. Pa dyshim, ulja e reputacionit të shtetit dhe uniformës ka favorizuar përhapjen e predikimeve ekstremiste që shpesh maskohet pas fondacioneve bamirëse apo kurseve të internetit apo një gjuhe të huaj falas.

Shqipëria pas rekrutimit të më shumë se 140 personave si luftëtarë të huaj nga i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) në Siri dhe Irak, ka bërë përpjekje për të kuruar dhe parandaluar fenomenin shqetësues. Krijimi i qendrës së kundërekstremizmit të dhunshëm është një hap pozitiv, ndonëse strategjia me të cilën operon duhet ndryshuar dhe rifreskuar me të dhënat e reja. Në një studim të fundit të Rand Corporation, një think-thank pranë Pentagonit, nismat për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm vlerësohen rrallë dhe shpesh dizajnohen në bazë të supozimeve të paprovuara. Një nga sugjerimet e studimit të Rand Corporation është që, duhen inkurajuar hulumtime të mëtejshme mbi dinamikat, nxitësit dhe faktorët që rregullojnë fenomenin e radikalizimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Sido që të jetë, shteti, përmes agjencive përkatëse policore ka detyrën të mbrojë të gjithë individët brenda juridiksionit të tij ndaj akteve terroriste/ekstremiste, kjo si pjesë e detyrimeve të tyre në kuadrin e të drejtave të njeriut për garantimin e së drejtës për jetën, së drejtës për siguri dhe të drejta të tjera në kuadrin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.