FEJTON/ Investitorët e huaj strategjikë të planit 5-vjeçar “rilindja”, në Çermë hapet  gomisteri “Toni Bler”

Foton që po publikojmë, po e shoqërojmë me pak humor, nga realiteti i hidhur qeverisës shqiptar, me bilanc largimin e investitorëve të huaj dhe mos afrimin e atyre, që prej 5 vitesh, po u bëhet thirrje nga kryeministri bojaxhi e ministri fajdexhi, ndërkohë që me lojën e pisët shtetërore, të pikiatës së euros, po falimentojnë afro 1000 biznese të mesëm e të mëdhenj, të prodhim tregut të eksportit.

Loading...

Mirëpo, nuk e paska gabim, as kryeministri që çdo mëngjes dërgon mesazhe nga “FB”, për rritjen e madhe ekonomike dhe mbështetjen botërore, të progarmit “rilindës”, por as ministri Ahmetaj, që pas çdo “relaksi” me “Zhanin” e rradhës, del e deklaron, se Shqipëria ka rritje të lartë ekonomike e se drejt saj, po vërshojnë investitorët amerikanë, gjermanë, francezë, italianë, anglezë, kanadezë, australianë, danezë, zviceranë, belgë e nga çdo shtet, mbasi sipas Vilmës, në vendet e tyre, nuk kanë asnjë kusht, për të zhvilluar biznes normal e të pastër.

Pas hapjes së këtij biznesi, kryeministri Rama dhe ministri Ahmetaj, thuhet, se do të dalin në një konferencë shtypi, për ta promovuar “dallëndyshen e parë” të investitorëve strategjikë botëror, që kanë nisur të dynden në Shqipëri, por ndërkohë, vetë investitor Kozi, ka frikë se mos i shkon Dallëndyshja e IKMT, për t’ia rrafshuar./Pamfleti

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.