Falimenton Policia, Ardi Veliu u dërgon letër drejtuesve: Nuk kemi para për të paguar orët shtesë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u ka dërguar një letërporosi gjithë drejtorëve në Qarqe. Ai ka sqaruar se asnjë polici nuk do t’i paguhen orët shtesë që ka bërë apo që do të bëjë në vazhdimësi. E gjithë kjo situatë lidhet me mungesën e fondeve.

Veliu sqaron se orët shtesë të policëve do të kompensohen me ditë pushimi.
Pak kohë më parë edhe sindikatat e policisë ngritën shqetësimin, madje paralajmëruan dhe marrjen e masave radikale, në rast se nuk merrnin paratë. Letëroposia “Për përdorim me eficencë të burimeve financiare në trajtimin e mbikohës së punës” e cila mban datën 1 shkurt 2019 dhe është e firmosur nga Ardi Veliu.

Në mungesë të fondeve nga buxheti i vitit 2019, janë krijuar detyrime të mbartura.Për këtë drejtori i policise ka porositur vartësit që punonjësit e policisë që kanë punuar jashtë orarit të kompesohen me ditë pushimi dhe vetëm në rastet kur kjo është e pamundur të kompesohet me pagesë nga fondi i lirë ose fondi shtesë i policisë.

Pagesa bëhet vetëm nëse shoqërohet me kërkesë me shkrim ku argumentohet pse është e pamundur dhënia e pushimit.

Kjo kërkesë më pas përcillet në drejtorinë e financave e shërbimeve mbështetëse në drejtorinë e përgjithshme. Në Policinë e Shtetit ka qenë gjithmonë problem kompesimi për orët shtesë të punës për shkak të mungesës së fondeve.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.