Euroskepticizmi nuk bind më

Nga Bernard Guetta

Jemi përpara një tjetër sinjali të rënies së euroskepticizmit. Armiqësore deri dje ndaj monedhës së përbashkët, në 10 janar Lëvizja “5 Stelle” ka bërë një hap prapa, tre muaj nga zgjedhjet e ardhshme, duke bërë të ditur se kjo çështje nuk është më prioritare.

“Eshtë momenti të ndryshojmë rregullat e Euros, jo të dalim”, deklaroi Luigi di Maio, tashmë i bindur se negociatat me shtetet e tjera të BE janë bërë të mundura, për shkak se Gjermania nuk arrin të krijojë një koalicion qeverisës, Spanja ka një qeveri pakice dhe partitë e mëdha franceze janë dobësuar.

Këto janë arsyet që ka ofruar kandidati i “5 Stelle”. Por nësen jë lëvizje që ka lindur kryesisht prej denoncimit të Bashkimit Evropian dhe që sot ecën përpara falë refuzimit të imigrimit he idesë së një të ardhure universale, ka ndryshuar ide mbi Euron, kjo ndodh mbi të gjitha se është e vetëdijshme për sondazhet dhe nuk dëshiron të marrë një goditje në 4 mars, siç i ndodhi Marine Le Penit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze.

Loading...

Shembulli i Frontit Nacional francez

Ashtu si të gjitha partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë në BE, të cilat kishin shpresuar për një fitore të Frontit Nacional, Lëvizja “5 Stelle” ka kuptuar nga disfata e Le Penit, se votuesit nuk duan të largohen nga euro dhe se është më mirë të ndalet e të mos e propozojë më këtë aventurë.

Euro-skepticizmi po humbet vrullin në të gjithë Bashkimin Evropian. Në Gjermani, Alternative für Deutschland (AfD) tani i përqendron sulmet ndaj emigrantëve, ndërsa në Francë Fronti Nacional ka pushuar së ftuari Francën, që të ndjekë shembullin britanik. Në Itali, Silvio Berluskoni betohet se aleatët e tij të Lega Nord nuk duan më të kthehen tek lira.

Qeveritë nacionaliste të Polonisë dhe Hungarisë po përpiqen të rivendosin marrëdhëniet me partnerët evropianë. Në Austri, Partia e Lirisë ka qenë në gjendje të hyjë në koalicion me të djathtën, vetëm duke hequr dorë nga euroskepticizmi. Në Republikën Çeke, Miloš Zeman, presidenti në largim, jo tamam Eurofil, është kërcënuar nga një militant pro-europian, i cili mund ta mundë në fund të muajit, në votime rezultati i të cilave është i pasigurt.

Në ngjitje deri pak kohë më parë, euro-skepticizmi ka rënë, dhe disfata e Le Pen nuk është e vetmja arsye. Qeveritë, partitë dhe votuesit e 27-shes kanë zbuluar, falë Donald Trumpit, se mbrojtja ushtarake e Shteteve të Bashkuara nuk është e përjetshme, se Evropa e vjetër nuk është më e interesuar për Uashingtonin dhe se në epokën e Putinit dhe kaosit në Lindjen e Mesme, duhet të marrin në duar të ardhmen e tyre dhe ta ndërtojnë së bashku. / France Inter

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.