Ervin Salianji dhe Arben Ahmetaj shijojnë një kafe para protestës së 16 Shkurtit!!

Deputetët Ervin Salianji dhe Arben Ahmetaj, janë parë duke gjerbur një kafe në mjediset e një coctail-bar të njohur në kryeqytet.
Duket se për të dy deputetët kjo është një periudhë pa ngarkesa të mëdha pune. Ahmetaj u shkarkua si ministër i Financave nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Salianji dha dorëheqjen si sekretar i grupit të Partisë Demokratike pak ditë më parë, fill pasi zgjedhjet në PD e skualifikuan atë për të qenë anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike. Zoti Ahmetaj aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend.
Ndërsa zoti Salianji është thjesht deputet i Kuvendit, i dorëhequr nga postet drejtuese në Partinë Demokratike. Në rrethet politike dhe mediatike është përfolur një “ftohje” e Salianjit me lidershipin e PD-së pas zgjedhjeve të fundit në parti.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.