Erion Veliaj :Sot i cilësoi “talebanë” banorët e Unazës së re

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është vënë në ballë të përballjes së qeverisë me banorët e Unazës së re.

Edhe pse ai projekt nuk është i Bashkisë së Tiranës, por i Ramës dhe vetë kryeministrit sipas opozitës po vjedh 40 milionë euro, Veliaj ka qenë më aktivi nga të gjithë në sulmet ndaj banorëve të Unazës dhe fyerjeve të tyre.

Pasi i quajti ‘shpellarë’, sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i krahasoi banorët e Unazës së re me talebanët në Afganistan.

Duke folur në një aktivitet të ministrisë së Mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj tha se edhe në Afganistan ka unazë.

Loading...

‘Ka terroristë, ka talebanë, ka dhunë, ka autobomba, por ka dhe unazë’, është shprehur Erion Veliaj duke i krahasuar qytetarë e Shqipërisë, banorët e Tiranës dhe votuesit e tij, me terroristët talebanë.

‘Civilizimi fitoi mbi talibanët, u tha jo, ju jeni një pakicë, po të doni votoni, sa vota të merrni, aq do shkoni në Parlament, por ju nuk keni të drejtë të vini autobomba dhe të hidhni në erë gjithë Kabulin, apo gjithë Afganistanin, sepse civilizimi, ku edhe ne bëjmë pjesë si paqeruajtës, nuk e lejon këtë.

Atëherë do të duam të zgjidhim edhe Kabulin që ne kemi në kokë. Dikush që ka zaptuar, nuk e mban dot peng qytetin’, u shpreh Veliaj mbrëmjen e sotme.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.