Enveri letër Ramës nga xhehenemi…bëj kujdes bir…

Nga Basir Collaku

Edvin mo bir, si të kam. Je duke më lojtur nga fiqiri me këto marifete që bën. Shto këtu dhe veshjet me çitjane e nallane. Si të durojnë mor djalë. Aman si e shpike këtë vettingun, si e polle, kontroll bagëtish i thonim ne qëmoti. Dhe po ia luan fenë që çke me të. Nuk po pjerdh fare per askënd. As këto ndërkombetarët nuk kanë sy në ballë. As për këto se rruan. Apo i ke paguar majmur. Nuk e shohin se ke lojtur apo kanë ikur për lesh dhe ata bashkë me ty. Si ua gjen dermanin sapo vijnë në Shqipëri aman. Cu bën mor evlat. Tëmën e sëmës. Me shkruajnë këto të Sigurimit, majtas dhe djathtas me thonë je bërë pelivan dhe më ke lënë larg dhe mua..

Mezi e besoj por qerrata ke qenë që femijë. Ka dhe thashetheme per ne të dy se jemi pak kopila. Hajde gjeje tamam se në çpikë rrreh gjuha e popullit. Kujdes mos ta këndojnë letrën të shtepisë se ke dhe femijë të vogël.
Je berë kodosh i pakapshëm. Unë skam pasur këshu fb, twitter e keshi linkedin, vegla e marifete me tel.

Nuk dua ta dredh muhabetin korr e moslidh si në fjalimet e fundit, para se të theja qafën, ku ja ngopja si kau pelës, e gjithë ata qyqarë duartokisnin. Njëllojnsi ty sot…Ma ke bërë me hile ke shpikur këtë bashkeqeverisjen si unë gju me gju me popullin. Të dy njelloj tallim trapin dhe ata thonë rroftë udheheqja, e me vrap në darkë marrin buk me listë nepër dyqane. Jemi me fat, popull koqe kemi qeverisur të dy.
Ta ngas llafin pse po të shkruaj. Shkurt dy gjëra

Këtë vettigun dhe kjo çorba me Kosoven me kete “gjarpërin” e si ia thonë llagapin se me kujtojnë Miladinin tim këto histori. Kanë ardhur fjalë që këtej per këto mysybete.
Ki vettingu, kjo gjëja e lopëve është bërë gallatë e madhe. Ti tall leshtë ata të marrin seriozisht. Hiq ke të duash, vër kë të duash, por bëj kujdes me trashëgimtarët e Birosë e të udheheqjes tonë të lavdishme.

Loading...

Ti kam lënë amanet me liste të gjithë. Dergoji kudo në Gykatë të Lartë në të Ulet në Kushtetuese në Strasburg në Amerikë në Moskë shperndaji të gjithë. Kështu do bëhesh udhëheqës i madh. Kërcitu ndonjë tollon. Se me burgje ia ke mbytyr tallava fare. Ma ke kaluar ku e ku mua. Gjysma e njerezve të kanë carë ferrat jashtë vendit dhe ti ke shtuar burgjet qamet. Mos ke ndermend ta besh burgun si ushtrinë unë dikur. Te detyrueshem. ?! Aferim. Bëje.

Beji nënën kësaj pune. Urtë rrine ata. Se luan bythën nga vendi njeri në Shqiperi për hallet e veta. Vetem per partinë. Ua kam berë unë vaksinën nuk u del. Këtij brezi që të kam lënë unë jo njeherë. Dele ti kam bërë. Su del e keqja. Tjeret sajdisi vetë. Keshtu bej vetting per te gjithe. Ne drejtesi, ne polici, në politikë (ketu vetem per opozitën) në arsim shendetësi, pemtari, vreshtari. E ke që e ke ne dorë, keputi nje vetting edhe motit. Edhe detit. Aty e ke qendisur me vellezerit greke.

Ca si shume e ke hapur doren, po varja, ujë është. Keshtu bej vetting perditë, per cdo gjë. Dhe më shkruaj
Këtë Thaçin e ke ngutur shumë. Se ai dalldis disi pas pushtetit qyl. Si gjithmonë. Nga Rogneri luftonte si luan per liri. Kosova është bela e madhe. Bëj kujdes se amerikanët janë imperialistë të rrezikshëm. Stë pjerdhin fare kur ju prek pllanet strategjike. Këtire të opozitës mos u zër besë. Se mbase ke nga ata që paguan dhe pandeh se je rehat. Ku i dihet . Ta kercasin dhe ata e thyen qafen.

Dhe Kosoven e bene vete ata amerikanet. Se ti i thua Hashes vrap, e ata ju kercasin nje shqelm bythëve të dyve, e ska gropë tju nxerë. Kam dëgjuar këtej thashetheme se nga vjeshta do ju pickojnë goxha. Mos e merr me shaka. Sajo ndonjë gomarllëk nga ato thesaret e tua idiote, se si ke mire punet. Per Kosoven dhe Erdoganin, Putinin, do të të shkruaj nga java tjetër.

Kam dëgjuar paudhesi të shumta sikur ky Dylber Sorrosi po ju fërkon shpesh pas. Aman se do ngeleni me barrë e na turperoni sojin. Jo se ne sia thonim kesaj mehalle, se na keni keputur kokën, po me terezi se tani del fjala me shpejt e mbetesh me vegla ne dorë. Keto punet me të ndenjura sna kanë dalë per hajër as ne që vrisnim perditë, ndaj kujdes ku dhe kur ulesh..

Më shkruaj per çdo paqartesi. Megjithese një mut e keni bërë, me keq se ne. Kot nuk thonim ne bëmë baba të të ngjaj
…dmth baba…
Pres xhevap të kulluar kur të kthenjesh nga Dhërmiu…
Yti Enver..

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.