EMRI/ Kapet në lokal me pistoletë e hashash me vete, arrestohet

Kapet në një lokal një 19 vjeçari i cili posedonte armë zjarri me vete. I sekuestrohen nga kontrolli i çantës edhe municione të tjera dhe drogë.

pistolekta lezhe

“Dje, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u kap në një lokal në Kurbin, shtetasi Rei Nelaj, 19 vjeç, banues në Kurbin”, njoftoi Policia.

“Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi gjatë kontrollit, në një çantë krahu, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale, 1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis ku posedues i dyshuar i tyre është shtetasi R.Nelaj.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283/1 të Kodit Penal”, shtuan të njëjtat burime.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.