Emri i ri i Maqedonisë në fokusin e medias dhe opinionit grek

Kontesti për emrin e ri të Maqedonisë , propozimet eventuale konkrete për zgjidhjen e tij, si dhe skenare të mundshme për marrëveshje, protesta e paralajmëruar në Selanik dhe mospajtimet e brendshme politike në Greqi janë kthyer në temë qendrore e opinionit dhe  mediave greke.

Siç njofton korrespondenti i “MIA”-s, në botimet e së dielës të gazetave greke (të cilat dolën sot për shkak të festës Uji i bekuar në Greqi) kontesti shumëvjeçar mes dy vendeve u gjet në ballinat me analiza të zgjeruara dhe të hollësishme.

Në kronikat e tyre për televizionet dhe në analiza, gazetarët grekë, përmbahen në disa pika. Lidhur me emrat e mundshme, mediat greke, publikojnë propozime eventuale, të cilat më 19 janar mund të gjenden në tryezën negociuse në Nju-Jork në takimin e Methju Nimic me Vasko Naumovskit dhe Adamantios Vasilakis. “Severna Makedonia”, “Gorna Makedonia” dhe “Nova Makedonia”, janë një pjesë e emrave, të cilat në të kaluarën janë parashtruar si emra, që tani, i përmendin gazetarët grekë si propozime të mundshme, por nuk e përjashtojnë mundësinë që Nimic të shpik, emër tjetër të ndërlikuar.

“Nova Makedonia”, në gjuhën maqedonase, pa kurrfarë përkthimi, është emri që sipas mediave në Greqi dhe sipas një pjese të gazetave dhe sipas një pjese të televizioneve është emri i mundshëm për zgjidhjen që mbizotëron këto momente.

Mediat në Greqi e përmendin shpresën e shfaqur edhe nga kryeministri grek dhe nga zëdhënësi qeveritar që në vitin 2018 të hapet një dritare për mundësi të zgjidhjes, ndërsa nga këtu dalin edhe aktivitetet e rritura në raportet Shkup-Athinë.

Vizita e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani në Athinë, e caktuar për të martën, 9 janar dhe takimet me shefat e diplomacisë greke Nikos Koxias dhe me zëvendësin e tij Jorgos Karugalos, vizita në Shkup e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, raundi i ri negociatave më datën 19-të të këtij muaji në Nju-Jork nën organizim të ndërmjetësuesit Methju Nimic, si dhe takimi i mundur i Zaevit me Ciprasit më 23 janar në Davos janë ngjarjet të cilat mediat greke i theksojnë si aktivitet i përforcuar diplomatik për mbylljen e kontestit shumëvjeçar me emrin.

Loading...

Nndërkohë sipas gazetës greke “Real news”,”Severna Makedonia”, “Gorna Makedonia”  dhe “Nova Makedonia” (në maqedonisht pa përkthim) janë tre emrat që do të gjenden në tryezë në takimin e Methju Nicimit  me negociuesit e të dy vendeve, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis.

Në artikullin me titull “Në tryezë tre emra për Shkupin”, siç njofton korrespondenti i “MIA”-s nga Athinë, gazetari në tekstin e tij për botimin javor të gazetës, thotë se më 19 janar, i dërguari i posaçëm i OKB-së, të dy palëve do t’u prezantojë tre emra.

Shoqatat greke që mbledhin nënshkrime që termi Maqedoni të mos përfshihet në emër, përmes rrjeteve sociale, paralajmërojnë protesta në Selanik më 21 janar. Dhe kjo si një ngjarje është pjesë e teksteve të gazetarëve dhe programeve televizive.

Siç njoftoi të mërkurën, korrespondenti i MIA-s nga Athina,  demonstrata në veri të Greqisë, rezoluta, grumbullim të nënshkrimeve, kërkesë për referendum dhe mospranim të çfarëdo lloj emri me termin Maqedoni, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, janë një pjesë e aktiviteteve të paralajmëruara në kuadër të fushatës me emrin “Maqedonia do të thotë Greqi”. “Federata greke e shoqatave kulturore të maqedonasve”, së bashku me shoqatat dhe organizatat greke nga diaspora janë organizatorët kryesor të aktiviteteve, ndërsa si mbështetës medial paraqiten rreth 60 media nga pjesa veriore e vendit.

Çështja e emrit në Greqi, në njëfarë mënyre u shndërrua në problem të brendshëm në vend me zënka të përditshme në relacionin pushtet – opozitë. Demokracia e Re vazhdimisht kërkon nga koalicioni qeveritar të dalë me një qëndrim të përbashkët dhe unik, ndërsa nga koalicioni qeveritar e akuzojnë partinë opozitare se merr pozicion të papërgjegjshëm. 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.