EMRAT/ Cilët janë të rinjtë nga Memaliaj që u përleshen, e përfunduan në pranga

Policia ben me dije se ka arrestuar te rinjte Klevis Saka, 20 vjeç dhe Klajdi Dervishi, 22 vjeç, te dy te perfshire ne sherr mes tyre, e te lenduar pas perleshjes.

Njoftimi i policise 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Klevis Saka, 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi me armë të ftohtë, thikë ka kanosur, goditur e dëmtuar lëhtë në trup shtetasin Klajdi Dervishi, si dhe ka prishur rendin e qetësinë publike.

Loading...

– Klajdi Dervishi, 22 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Klevis Saka, si dhe i ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 84, 90, 274, 279, 89 dhe 150 të Kodit Penal.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.