Emiljano Shullazi edhe sot sherr me prokuroren

Dëshmia e Besnik Musait, ish-shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja njëherësh dhe kunati i këtij të fundit është bërë qendër e debatit mes Prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës të Emiljano Shullazit.

Disa seanca më parë rrëfimi përballë gjykatës i Besnik Musait, rëndoi pozitën e të pandehurit kryesor të kësaj çështje Emiljano Shullazi dhe disa prej të pandehurve të tjerë të këtij procesi.

Por dëshmia e tij është kundërshtuar nga avokatët mbrojtjes në seancën e sotme.

Sipas avokatëve mbrojtës ky dëshmitar ishte vënë në mbrojtje policore dhe sipas tyre, duke pasur një mburojë të tillë dhe garanci mbi sigurinë e tyre, apo premtimeve të ndryshme ai ka pranuar të rrëfejë përballë gjykatës një dëshmi të paqenë kundër disa të pandehurve të këtij procesi.

Loading...

Debatit të tensionuar nuk ju shmang as i pandehuri Emiljano Shullazi, i akuzuar në këtë proces për 7 vepra penale. Ai kërkoi dhe pyeti përfaqësuesen e prokurorisë, Elisabeta Imeraj, nëse dëshmitari Musai kishte dhënë deklarime në Prokurori, para se të pyetej në Gjykatë. Por prokurorja në sallën e gjyqit shpjegoi se Musai mbrohej si rreth familjar i Ylvi Beqjes dhe se ai nuk ishte pyetur prej saj në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mirëpo pas kësaj përgjigjeje të prokurores, Shullazi i kërkoi trupit gjykues që të rithërriste edhe njëherë tjetër dëshmitarin Besnik Musai, që të pyetej në sallën e gjyqit për të sqaruar këtë moment. Kjo kërkesë e Shullazit u rrëzua nga trupi gjykues, i cili gjithashtu nuk pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes për pyetjen në seancën e gjyqit të oficerit të policisë Petrit Gjeçaj.

Gjatë dëshmisë së tij në muajin Shtator 2017, Besnik Musai tha se e kishte parë Shullazin t’i drejtonte pistoletën biznesmenit Ylvi Beqja, teksa ndodheshin së bashku për të nënshkruar një kontratë noteriale.

Gjithashtu gjatë seancës së sotme gjykata i rikërkoi një banke të nivelit të dytë në vend, për ti vënë 5 çeqet origjinale që Ylvi Beqja ka lëshuar për Gilmando Danin, dhe Indrit Zelën dhe ish-bodigardin e tij. Po kështu gjatë seancës së djeshme gjyqësore, dështoi dëgjimi i një regjistrimi audio, ku pretendohet se Ylvi Beqja ka folur në një media, përpara se të denonconte Emiljano Shullazin dhe anëtarë të grupit të tij.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.