Elhaida në një lidhje?! Këngëtarja ka një përgjigje

- Kultura, Lifestyle, Showbiz
0

Elhaida Dani është një nga këngëtaret më të talentuara në vendin tonë. Ajo ka treguar vlerat e saj me punë dhe përkushtim duke krijuar një emër, jo vetëm brenda vendit por dhe në arenën ndërkombëtare. Për sa i përket jetës private ajo është e rezervuar, pasi në pjesën më të madhe daljeve publike flet për projekte të ndryshme muzikore.

Këngëtarja ishte sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku përveç muzikës foli edhe pak për familjen dhe jetën private.  E pyetur nga moderatorja nëse Elhaida është në ndonjë lidhje ajo është përgjigjur se nuk ka snjë të re që do ta bëntë publike.

“Nuk ka asnjë të re që do të doja ta bëja publike. Unë njoh kaq shumë njerëz në përditshmëri që ndër ta mund të jetë edhe personi ideal, por kur takoj shoqen time të ngushtë ajo më thotë: Dëgjo Elhaida, ty mund të të vijnë shumë propozime, por djali që duhet të jetë me ty duhet të të trajtojë si princeshë. Dhe unë tani vërtet mendoj se ai që do jetë krah meje duhet të më trajtojë vërtet ashtu siç unë besoj se e meritoj”, tha Dani.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *