Ekzekutohet me plumb në kokë kapo-ultrasi i Lacios

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytetin e Italisë.  Kapo-ultrasi i Lacios, Fabricio Pishiteli, i njohur me nofkën Diabolik, është vrarë sonte në një pritë në Romë.

cadavere-593x443

Incidenti ndodhi në lagjen Usholana, në “Parco degli Acquedotti”, teksa raportohet se kreu i ultrasve lacialë është vrarë me një plumb në kokë.

 

Ai nuk ishte i panjohur për policinë jo vetëm për shkak të pozicionit të tij si ultras, por shpesherë ishte cilësuar si kapo i drogës.

download (1)

Fabricio Pishteli kishte qenë duke ecur në park kur i ishte afruar një person i cili e kishte qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend dhe ishte larguar më pas mes turmës.

redim

Mediat italiane raportojnë se më e mundshme e vrasjes së ultrasit të Lacios është hakmarrja për një trafik ndërkombëtar droge të përfunduar keq me mafien shqiptare, duke përjashtuar një motiv të lidhur me botën e ultrasit. Vetëm një muaj më parë “Diabolik”, kishte festuar dasmën e vajzës së tij në një ceremoni madhështore në zemër të kryeqytetit italian.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.