Ekskluzive/Flet babai i vajzës që u përdhunua në ERTV për gazetaren Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme me familjarët e vajzës së mitur nga Kavaja e cila u abuzua seksualisht nga 14 të rinj.

“Mos e paçit këtë rrisk. Uroj që vajza ime të jetë e fundit që i ndodh kjo gjë”, ka thënë i ati.49f2f9e7-f58e-4843-9711-f9a802b33b37

 

Spiropali: Unë erdha sepse ti i pari erdhe në zyrën time, edhe unë të falënderoj nga zemra që pate guximin që u tregove aq fisnik dhe tregove situatën dhe si e përballove familjarisht.

Babai i vajzës së dhunuar seksualisht: Kjo që më ndodhi mua uroj që mos t’i ndodhi asnjërit. Të jetë një mësim jashtë zakonisht i veçantë për të gjithë prindërit e republikës së Shqipërisë.

Falënderim shumë të veçantë, jam shumë mirënjohës Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Fëmijëve, sepse më kanë mbështetur në takimet me psikologët. Po kështu një ndihme të madhe ka dhënë dhe ministrja e Shëndetësisë. Si vajza ime dhe si shumë të tjerë, i uroj mbarësi në jetë se kam një vajzë shumë inteligjente, me nota shumë të mira, kam një vajze që ka një kurajo që nuk mund ta përshkruaj unë si prind.

Spiropali: Kjo që the është shumë prekëse, një bana që i qëndron vajzës së tij deri në fund dhe është një mesazh për të gjithë prindërit. Është dhe për ato mesazhet që jepen shpesh nëpër ekrane që në vend që të jenë edukuese janë rrënuese. Edhe me shpirt që këtu në këtë shtëpi me këtë fisnikëri jeni një shembull për të gjithë.

Babai i të miturës: Nëse më lejoni dua tu bëj dhe një thirrje mediave, nëse jam plagosur një herë, ju lutem mos më plagosni sërish. Unë kam mbyllur çdo ekran televizori, çdo ekran Facebook-u, prandaj ju lutmë me shpirt ju mediave, keni fëmijë vet mos ju raft ky rast asnjërit, por ju lutem mbylleni njëherë e përgjithmonë këtë problem. Me lejoni që ta përballoj me forcat e mia dhe me njerëzit e mi që më kanë mbështetur dhe do më mbështesni deri në fund. Ju falënderoj për mirëkuptimin, mos e paçi këtë rriskë, kjo që më ndodhi mua qoftë e para dhe e fundit.

Gjyshi: Dhe unë gjithashtu duke dëgjuar në media çdo lloj komunikimi, do të thotë se kanë rënd edhe politikë dhe media në një lloj niveli, jo të një të miture, por unë e quaj foshnje dhe nuk ke kuptoj pse po e vazhdojnë tragjedinë e mbesës sime. Prandaj i bëj thirrje të gjitha mediave, i bëj thirrje të gjithë politikës të mos merren me një foshnje por të shikojnë që i kanë sipas përkatësisë së tyre.

Spiropali: Ne duam ta ndihmojmë deri në fund dhe e kam porozi nga Kryeministri që nëse vajza do të ndjek shkollë këtu, në kolegj apo të shkoj jashtë kudo që të jetë  ne do ta ndjekim për t’i siguruara bursë që ajo të zhvillojë të gjithë potencialit të saj e pandikuar nga kjo ngjarje. Jam e sigurt që do shkëlqej, është vajzë me shumë kurajë, është vajzë e shkëlqyer me nota, që ndjek gjithë të huaj që lexon ne duama të investojmë në shkollimin e saj.

 

 

 

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.