Eduard Ndocaj “bind” KQZ për hapjen e 11 kutive në Lezhë. PD: Po përdoret “marifeti” i Idajet Beqirit..

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi poshtë kërkesën e Bindjes Demokratike për rinumërimin e votave, por ka pranuar kërkesën e Partisë “Kombëtare Konservatore Albania” për rihapjen e kutive në Lezhë.

kqzzz

 

Propozimi është mbështetur nga anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste në Komision. Numërimi i kutive do të nisë të premten në orën 10. Janë 11 kuti që do të hapen pas kërkesës së kandidatit për kryebashkiak, Eduard Ndocaj.

“Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.58 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Kombëtare Konservatore Albania”. Ditën e premte në orën 10:00, vijon shqyrtimi i kërkesës ankimore me marrjen e provave dhe rinumërimin e rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit të objektit të kërkesës ankimore”- thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Por, Partia Demokratike sheh një tjetër “hile” në këtë veprim të KQZ-së. Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso thotë se në 11 qendrat e votimit nuk ka pasur manipulime nga PS dhe “marifeti” është i njëjtë si me shembullin e Idajet Beqirit në Kolegjin Zgjedhor. Kaso thotë se do të hapen vetëm kutitë e votimit dhe jo kutitë e materialeve zgjedhore.

“Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!”, shkruan Ivi Kaso.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.