Edi Paloka : Jemi në limitet e mbijetesës, ja si rrëzohet Rama

- -, Lajme
0

Edi Paloka, Nënkryetar i PD-së, tha se Shqipëria është në limitet e mbijetesës dhe demokracisë. Në studion e Syri.net, Paloka theksoi se kjo qeveri rrëzohet me të gjitha format.

“Ne kemi marrë një vendim si opozitë, vetëm një qeveri anti-mafia mund të shpëtojë vendin dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Shqiptarët janë të neveritur nga kjo qeveri, ka humbur legjitimitetin që me zgjedhjet e fundit, ndërsa skandalet i dalin çdo moment.

Ka vetëm një mënyrë demokratike për ta rrëzuar që është vota, por kjo qeveri nuk lejon të votohet.

Rama po i rri larg integrimit, pasi sa më shumë të ofrohet aq më shumë i del hera e keqe.

Ne kemi thënë që hapja e negociatave do e demaskojë më shumë këtë qeveri, por ai që nuk do integrimin është Edi Rama”, tha Paloka.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *