ED SHEERAN FITUESI I MADH I BILLBOARD MUSIC AWARDS

Këngëtari rrëmbeu katër çmime: Top Artist, Top Radio Songs Artist, Top Song Sales Artist and Top Hot 100.

Gjatë ceremonisë artistët mbajtën homazh për Dj e famshëm Avicci që vdiq muajin e kaluar në moshën 28-vjeçare dhe për 10 viktimat e sulmit më armë në një shkollë në Teksas.

Loading...

Në ndarjen e çmimeve të Billboard Music Awards që u zhvillua mbrëmjen e së dielës në MGM Grand Garden Arena përformuan edhe këngëtarë të famshëm si Ariana Grande, Dua Lipa, Janet Jackson, Demi Lovato, Shawn Mendes, Camila Cabello dhe Kesha.

Midis fituesve të tjerë ishin Taylor Swift, e cila rrëmbeu çmimet Top Female Artist dhe Top Selling Album, Camila Cabello e cila fitoi Billboard Chart Achievement Award.

Khalid rrëmbeu çmimin Top New Artist dhe Kendrick Lamar fitoi Top Streaming Songs Artist. Ndërsa Bruno Mars fitoi Top R&B Artist.

Para fillimit të ceremonisë Ed Sheeran dhe Kendrick Lamar udhëheqën me 15 nominime, Post Malone me 13 nominime dhe Imagine Dragons me 11.

Ata ndiqeshin nga Drake me 9 nominime dhe Taylor Sëift me 5 nominime.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.