E quajti Lubonjën “Kadri”, Vasili i përvishet Ramës: Lidheni budallin…

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Fatos Lubonjës, kanë sjellë reagimin e Petrit Vasilit ndaj kreut të qeverisë.

Një ditë më parë, në intervistën në “Zonë e Lirë”, Rama e quajti Lubonjën “Kadri”. “Ky është Fatos Kadriu ose Kadri Lubonja, si të dush mund ta bësh”, tha Rama.

Për Vasilin, kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, është ‘fundi i botës’, që “mediokri Edi Rama jep opinion për eruditin Fatos Lubonja”.

“Ky sharlatan guxon e flet për Fatos Lubonjën, lidheni ketë budalla”, shprehet Vasili në një postim në Facebook.

auto_Petrit-Vasili_51544790312

Statusi i plotë i Vasilit

Fundi i botes,mediokri Edi Rama jep opinion per eruditin Fatos Lubonja!!

Erdhi dhe fundi i botes!!
Ua ua ua….nje i falimentuar pa asnje talent,vokacion apo prirje si Edi Rama bëka vleresime intelektuale!!!
Matuflleku s’ka te ndalur….
Megjithate le tu referohemi fakteve dhe vleresimeve te bera objektivisht jashte Shqiperise.

Kur ky Rama me penel qimekeputur ekspozoi pikturat ne Bienalen e Venecias kritiket Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.Ja cfare thone:

“Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie.”

Por ja si e motivojne ne menyre te jashtezakonshme cmimin dinjitoz “Princ Claus” qe Fatos Lubonja mori ne Hollande:

“Fatos Lubonjës i jepet ky çmim për përshkrimin luçid dhe me ndershmëri që i ka bërë në letërsinë e tij episodeve kyçe të historisë së Shqipërisë; për ruajtjen e integritetit intelektual dhe të pavarësisë në momente ekstreme, për luftën e vazhdueshme për demokraci, të drejta të njeriut, fjalën e lirë dhe të drejtën për të treguar historinë e vendit të tij në një kontekst ku liria mbetet ende e brishtë; për zgjerimin e hapësirës së debatit publik e krijimin e platformave për zëra të tjerë kritikë; si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit.”

Te gjithe mund ta kuptojne shume lehte se cfare sharlatani inkuizitor i intelektualizmes shqiptare eshte kryeministri qe qeveris Shqiperine.

Ky sharlatan guxon e flet per Fatos Lubonjen,lidheni kete budalla.

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.