E martoi i ati 14 vjeçe më një burrë që e dhunonte… më pas vrau veten dhe e la me foshnjën 7 muajshe

Kjo është një nga ato historitë që nuk dëshiron t’i dëgjosh apo të mendosh se ende sot,  në 2019, ndodhin diku në vendin tonë.

Eglantina nga një fshat i Klosit, është një nga ato vajza që i është shkatërruar jeta ende pa e nisur… ajo është martuar në moshën 14-vjeçare, pa dëshirën e saj por vetëm me vendim të të atit.

 

 

Pas tre vitesh martesë, sot me një vogëlushe 7-muajshe në krahë, ajo rrëfen se si burri 30 vjeçar, e ka dhunuar sistematikisht për të paktën dy vite, ndërsa tregon se ishte shumë xheloz dhe pinte alkool.eglantina

Pak ditë më parë bashkëshorti i saj, i cili ishte në kërkim nga policia për dhunë në familje, pasi ka shkuar në banesë dhe e ka kërcënuar edhe atë, ka vrarë veten…

Fik Fare ka bërë publike rastin, duke intervistuar vajzën 17-vjeçare…

“Unë isha në shpi me motrat e mija, mami im nuk ndodhej në shtëpi dhe as dy motrat e mija, që ishin tek bagëtia. Unë ndodhesha me vajzën e vogël në krahë, u fut mrena dhe kishte në dorë një automatik, u fut në dhomë, mbylli derën me çelës dhe më tha do të vras ty dhe veten.

Nga ulërimat e mija dhe të motrave erdhën komshinjtë. Ka larë kokën me ujë të ftohtë, ka pirë ujë dhe ka ikur më pas. Policia erdhi pas 20 minutash, ai e vrau veten pasi erdhën ata”, tregon ajo.

“Ishte shumë xheloz, nuk kam bërë gjimnaz. Dëshirë nuk  kisha për tu martuar, por hajt të mos ia prish babit tim. Të nesërmen që tha fjalën po babi, e mori lumi kur ishte duke marrë rërë për shtëpinë. Dy vitet e fundit burri më ka dhunuar, pinte raki… vitin e fundit kemi nejt me qira në Klos, por mami na ndihmonte, se ai punonte por lekë s’kishte. Për zotin ia kemi dalë shumë keq sepse s’kishim lekë”, rrëfen adoleshentja.

Më pas në këtë video dëgjohet edhe rrëfimi i nënës së saj, e cila tregon sesi ndodhi fejesa e së bijës….

Ndiqni videon në minutën 4:05

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.