E “kërcënon” me mos votim në Parlament

Deputetja Rudina Hajdari ka kritikuar projektligjet e qeverisë Rama, duke u ndalur më tepër te ai I “Korporatës së Investimeve në Republikën e Shqipërisë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se këto projektligje janë abuzues dhe korruptiv.

Për këtë arsye, ajo thotë se bashkë me grupin parlamentar do të votojnë kundër në Parlament.

Mesazhi i plotë

Ajo që dua të vë në dukje, është qartazi abuzimi dhe korrupsioni i aferës qeverisëse sot, në hartimin e projektligjeve si ajo: e “Korporatës së Investimeve në Republikën e Shqipërisë”.

Ky projektligj:

1.Nuk i nënshtrohet asnjë modeli të së Drejtës Komunitare;
b. Cënon tregun e lirë dhe i jep pavarësi KISH-it ( Korporatës së Investimeve Shqiptare) në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve.

Por, si arrijmë në një konkluzion të tillë?
1. Raporti i detajuar i FMN-së në lidhje me këtë projektligj është shumë i qartë dhe nuk lë shkas për interpretime të tjera, dhe,
2. Ky projektligj nuk ka një institucion apo organ kontrollues monitorimi, pra mbetet jashtë kontrollit të fortë të prokurimeve.

Por, cila është zgjidhja?
Ajo është vetëm një: Parandalimi paraprak në tërheqjen e kësaj nisme korruptive, si një projektligj fare i panevojshëm, i cili do t’i shkaktonte dëme të mëdha dhe të pariparueshme buxhetit të shtetit shqiptar, në borxhin e pashlyer dhe në disiplinën fiskale të tij. Grupi parlamentar demokrat do të votojë kundër këtij projekligji.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.