E Drejta për Strehim Adekuat dhe Mbrojtja nga Dëbimet me Forcë, janë të Drejta Themelore Njerëzore

Nga Erl Kodra

E Drejta për Strehim Adekuat dhe Mbrojtja nga Dëbimet me Forcë, janë të Drejta Themelore Njerëzore. Ato parashikohen në të gjitha Dokumentat Ndërkombëtare si një e Drejtë Universale Njerëzore.

Kryeministri Edi Rama dhe Kyetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, do të dëbojnë me forcë dhe të shkatërrojnë rreth 300 shtëpi banimi, të rreth 2000 qytetarve shqiptarë.

Më poshtë keni disa ekstrakte të Dokumentave Ndërkombëtare që Shqipëria i ka nënshkruar, pranuar dhe ratifikuar. Lexoni dhe shpërndani për të kuptuar të Drejtat tuaja.

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (Janar 1976) parasheh mes të tjerash të Drejtën e Njeriut për Strehim Adekuat. Kjo e drejtë parashikohet në Nenin 11 të Konventës. Shqipëria e ka nënshkruar dhe ratifikuar këtë Konventë Ndërkombëtare qysh në vitin 1991. Kjo do të thotë se vendi ynë është shtet palë, dhe si i tillë detyrohet ligjërisht që të përmbush detyrimet që rrjedhin nga angazhimet ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara.

Neni 11

1. Shtetet Palë të këtij Pakti njohin të drejtën e secilit për një standard të mjaftueshëm jetese për vete dhe familjen e tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe strehimin adekuat, si dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetesës. Shtetet Palë do të ndërmarrin hapat e duhur për të siguruar realizimin e kësaj të drejte, duke njohur në këtë drejtim rëndësinë thelbësore të bashkëpunimit ndërkombëtar bazuar në pëlqimin e lirë.

Çfarë është e Drejta Për Strehim Adekuat?

Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore ka theksuar se e drejta për banim të përshtatshëm nuk duhet të interpretohet ngushtë. Përkundrazi, ajo duhet të shihet si e drejta për të jetuar diku në siguri, paqe dhe dinjitet.

• E drejta për strehim adekuat përmban këto liri themelore.

Loading...

Ø Mbrojtja nga dëbimet me forcë dhe shkatërrimi arbitrar i pronës ose prishjen e shtëpisë;
Ø E drejta për t’u mbrojtur nga ndërhyrja arbitrare në shtëpinë e dikujt, për të mbrojtur privatësinë; dhe
Ø E drejta për të zgjedhur vendbanimin, dhe për të përcaktuar vet të drejtën se ku të jetosh si dhe lirinë e lëvizjes.
ØBanesa adekuate duhet të ofrojë më shumë se katër mure dhe një çati.

Mbrojtja nga dëbimet me forcë.

Mbrojtja kundër dhunës së dëbimit me forcë janë element kyç i së drejtës për strehim adekuat dhe i
i lidhur ngushtë me sigurinë e të drejtës së qëndrimit në një vend si qenie njerëzore.

Dëbimet me forcë janë përcaktuar si “heqje e përhershme ose e përkohshme, kundër vullnetit të tyre, të individëve, familjeve dhe / ose komuniteteve nga shtëpitë dhe / ose tokat që ata kanë zënë, pa sigurimin dhe qasjen në forma të përshtatshme të mbrojtjes ligjore ose formave të tjera të strehimit adekuat, ose dëmshpërblimit të drejtë, sipas tregut për vlerën reale të pronës. Kjo përcaktohet nga përkufizimi për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat) i Kombeve të Bashkuara.

Dëbimet me forcë kryhen në rrethana të ndryshme dhe për një sërë arsyesh, për shembull, për të bërë rrugë për zhvillimin dhe projektet e infrastrukturës, rizhvillimin urban ose zbukurimin e qytetit, ose ngjarjet prestigjioze ndërkombëtare.

Dëbimet me forcë kanë tendencë të jenë të dhunshme dhe në mënyrë disproporcionale, ato të ndikojnë tek të varfërit, ku si rezultat njerëzit shpesh vuajnë nga shkelje të mëtejshme të të drejtave të njeriut.

Pavarësisht nga shkaku i tyre, dëbimet me forcë mund të konsiderohen si një shkelja e rëndë e të Drejtave të Njeriut dhe një shkelje prima facie e të Drejtës për Strehim Adekuat. Dëbimet në shkallë të gjerë mund të justifikohen në përgjithësi vetëm në rrethanat më të jashtëzakonshme (katastrofa natyrore, vullkane) dhe vetëm nëse ato zhvillohen në përputhje me parimet përkatëse të së Drejtës Ndërkombëtare.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.