E dhunoi dhe e përndiqte vazhdimisht ish-të dashurën

Një 36-vjeçar nga Laçi është vënë në pranga dje në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh për përndjekjen dhe dhunimin e ish-së dashurës. Arrestimi i tij u krye nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin nr.2, ku edhe ishte bërë kallëzimi nga vajza e dëmtuar.

Burimet thanë se shtetasi i arrestuar është 36-vjeçari me inicialet A.K., banues në Laç, i cili ishte shpallur në kërkim policor.

 

Ai u arrestua në rrugën “Myslym Shyri”, pasditen e djeshme. Të njëjtat burime thanë se disa ditë më parë, në Komisariatin Nr.2, ishte paraqitur një vajzë, e cila ishte dhunuar fizikisht nga 36- vjeçari dhe denoncoi për dhunë ish-të dashurin e saj.policia-tirane_1_3_14_03

Nga ana tjetër, ajo tha se ai e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme dhe i kishte shkaktuar gjendje ankthi dhe frike. Sipas saj, ai i kërkonte që të lidhej sërish me të dhe herën e fundit që ajo e kishte refuzuar, i dyshuari e kishte rrahur.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën ‘Myslym Shyri’, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2. Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për të mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale ‘Përndjekja’”, tha dje zyrtarisht Policia.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.