Dyshimet për ilaçin që importon Vilma Nushi/ Prodhohet në Gjermani shitet më lirë në Shqipëri…

Një medikant që prodhohet në Gjermani shitet më lirë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Grippostad C, i cili në vendin ku prodhohet shitet 13 euro, ndërsa në Shqipëri kushton 470 lekë.

Denoncimi është bërë në faqen Lolita, ndërsa hidhen dyshime se medikamenti që tregtohet në Shqipëri është një ilaç i falsifikuar ose në prag skadence.

Denoncimi

Më shkroi dikush në inbox: Si ka mundësi që Grippostad C është më i lirë në Shqipëri se në Gjermani? U bëra kurioze dhe nisa një kërkim të thjeshtë.

Në Gjermani kushton 13 euro, në Shqipëri kushton 470 lekë. Si ka mundësi që këtu gjendet më lirë se në vendin ku prodhohet? (Të paktën kështu thuhet në reklama “produkt gjerman”). Interesohesh për kompaninë që e fut në Shqipëri, për të kuptuar kush është “bamirësi” që po na e shet kaq lirë dhe po ua fut gjermanëve…Të del kompania “Trimed” i bamirëses Vilma Nushi!

Kontrollova edhe një herë kutinë e ilaçit të blerë në Gjermani(të cilin ia kërkova një shoku të ma dërgonte me gjithë faturë në foto) dhe shikoj që logot e markës nuk janë njëlloj. Është si të krahasosh një palë atlete Adidas me një palë të tjera Abibas! Ndryshon forma e shkronjave, ngjyrat…ajo në Gjermani me 2 harqe, ndërsa kjo e Shqipërisë me 1 hark! Dhe të gjithë e dimë, që nëse ka një gjë që nuk cënohet kurrë nga firmat prodhuese është logoja.

Dhe kështu më lindin këto pyetje:

  1. Pse Grippostad C shitet me lirë te ne se ç’e shesin gjermanët në Gjermani? Po sikur të jetë prodhuar në Serbi apo Mal të Zi dhe na shitet për produkt gjerman? Nëse është ndonjë sub-kompani e kompanisë STADA që e prodhon në ndonjë vend të Europës lindore, mund të ndryshojë paketimi por jo logoja. Është njëlloj sikur Coca Cola të prodhojë shishe me logon e Derby Cola.
  2. Mos ndoshta është ilaç i falsifikuar? Të paktën kutia? Po pse duhej falsifikuar kutia? Mos është si puna e atyre e ilaçeve që shiten me ¼ e çmimit në prag skadence si ato ilaçet e skaduara që përmbytën magazinat e QSUT duke i kushtuar shtetit miliona euro humbje?
Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.