Dy të vdekur nga përplasja e makinave

Dy persona kane mbetur te vdekur pas nje aksidenti te rende qe ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne Lushnje. 

Sipas policise, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër.

“Jane përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje”- njofton policia, duke sqaruar se “Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet”.

Informacion paraprak

Në datën 20.08.2019, rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.