Dy Ministra të Brendshëm me skandale trafikantësh

Ergys Mertiri

Nga dy Ministra të Brendshëm që ka pasur kjo qeveri, të dyve iu kanë plasur skandale përgjimesh që tregojnë lidhje kriminale me trafiqet e drogës. Më falni z. Rama, nuk keni njerëz të tjerë përveç ujqërve, për t’iu varur mëlçinë në qafë?!

Skandali i sotëm, është një hallkë e rëndësishme e një zinxhiri skandalesh që e bëjnë flagrante lidhjen e Ministrit Xhafaj me trafiqet. Kjo dhe mbrojtja e të vëllait duke ndërhyrë deri tek falcifikimi i ligjeve për të moslejuar ekstradimin e tij në Itali, janë fakte tronditëse që do të mjaftonin për të rrëzuar çdo qeveri në Azi, se në Europë po se po.

Të paktën për sy e faqe, prokuroria duhet të kërkojë heqjen e mandatit të deputetit për të garantuar një hetim të drejtë. Për të nuk ka më pak prova sesa për Tahirin, që tashmë ndodhet në arrest shtëpie, pavarësisht se 6 muaj më parë, për turpin e tyre, e mbrojtën.

Çdokush e kupton se reforma në drejtësi, të paktën deri tani, ka qenë një dështim. Institucione të pavarura si Prokuroria, janë kapur nga Kryeministri për t’u përdorur si instrumente në shërbim të tij. Pyetja shtrohet, për çfarë i duhet Kryeministrit prokuroria, nëse nuk është i kompromentuar deri në grykë, me vepra që janë objekt i hetimit të saj? Natyrisht, atij i duhet të shkelë ligje dhe procedura, të shkatërrojë vetë reformën, të ndezë tym e flakë parlamentin, vetëm e vetëm ta ketë në dorë Prokurorinë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të mrojtur veten dhe 40 hajdutët rreth tij nga burgu. Kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur qeverinë të mos bjerë.

Praktikisht, pretendimet për të kapur peshqit e mëdhenj, me të cilat u justifikua e gjithë reforma, nuk po duken gjëkundi. Jo vetëm që peshqit e mëdhenj nuk u kapën, por nuk po kapen as këta që po iu shpërthejnë skandalet në sy të publikut. E pra reforma nuk po i fut frikën politikanëve të korruptuar siç thuhet vazhdimisht nga qeveria, por po iu jep qetësi dhe garanci atyre të lidhur me krimin e organizuar që sot janë në pushtet.

Nëse i ka mbetur një fije fytyrë, përtej maskave të përditshme që ndërron në ekrane, ky Kryeministër duhet të kërkojë shkarkimin e Xhafajt për ti hapur rrugë një hetimi, sado të pandershëm, me të cilat jemi mësuar tashmë, si në rastin e Tahirit, Frrokut, Prengës e me rradhë. Po të paktën hetimi duhet të nisë dhe Xhafaj i duhet dorëzuar drejtësisë.

Nëse i ka mbetur një fije fytyrë, përtej maskave të përditshme që ndërron në ekrane, ky Kryeministër duhet të kërkojë shkarkimin e Xhafajt për ti hapur rrugë një hetimi, sado të pandershëm, me të cilat jemi mësuar tashmë, si në rastin e Tahirit, Frrokut, Prengës e me rradhë. Po të paktën hetimi duhet të nisë dhe Xhafaj i duhet dorëzuar drejtësisë, jo më qeverisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.