Dy fjale per skenografine e Gaitano Casteli ne Kenga magjike 2017

Bashkim Zahaj

Loading...

Gaitano Casteli, skenografi i njohur italian eshte pa dyshim nje nga te shumtit skenografe te talentuar ne Itali. Ai ka qene nga autoret e mjaft skenografive ne Sanremo etj. Per kete artist jam shprehur edhe here te tjera me mjaft konsiderate kur vertet puna e tij ka qene nje kontribut per ne, pavarsisht se per ke dhe kujt i afron krijimin e vet.
I shkruaj keto dy radhe pasi skenografite e fundit te krijuara prej tij tek ne lene shume per te deshiruar. Si ka mundesi ? Ai njihet si skenograf i mendimit dhe formes se kerkuar deri ne gjetje artistike . Mjafton te kujtojme skenografite e Sanremos ku gjetjet skenografike jane evidente dhe nje sukses i spektaklit.
Duke njohur krijimtarine e tij vi ne perfundim se ai i eshte “nenshtruar”kerkesave mediokre nga jo kopetentet e fushes por qe jane investitore te koncertit, thene me fjale te thjeshta ka bere ate qe i kane kerkuar. Nje forme pa koncept artistik , pa gjetje ne lidhje me subjektin. Zhurma e elektronikes, dhe montazhi ne tv e demtuan akoma edhe me teper ate pak dizajn te hapsires skenike duke e bere pa personalizim artistik por thjesht nje disko-bar i cili mbyti kengetarin dhe nuk la te perthithej krijimi muzikor. Po pse ? Sepse ky krijim nuk eshte ne vendin e tij te origjines ku kritika dhe media jane ato qe te lançojne ose te mbyllin dyert e krijimit.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.