Dua Lipa ka një mesazh për vajzat shqiptare: Edhe nëse vjen nga një vend i vogël…

Më 11 shtator të vitit 2019 do të mbahet ceremonia e çmimeve “Grammy”. Ndonëse ka ende shumë kohë deri atëherë, që tani kanë nisur të flasin për to.

dua

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk arriti që këtë vit të nominohej apo merrte ndonjë çmim në ceremoninë më të madhe ku vlerësohet muzika e artistëve.

 

 

Por këtë herë, Dua shpreson se mund të fitojë ndonjë trofe që do t’ia dedikojë disa njerëzve shumë të veçantë. Në një intervistë të dhënë për “Billboard”, së bashku me artistët Post Malone dhe Mai, ajo zbuloi se fitorja do të përfaqësojë diçka më të madhe se ajo vetë.

Loading...

“Jam shumë krenare që kam dy kombësi. Përfaqësoj Londrën dhe Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për 4 vite derisa u shpërngula për në Londër. Kur publikova këngën time të parë, të gjitha klikimet erdhën nga Kosova. Të gjitha. Nëse fitoj, dua ti siguroj vajzave të reja që edhe nëse vjen nga një vend i vogël si Kosova mund të arrish shumë gjëra”, tha Dua.

Këngëtarja me famë botërore ka patur suksese të tjera gjatë këtij viti pasi është e para artiste që performoi në Tomorrowland. Gjithashtu në çmimet e GQ, u shpall artistja më e mirë e vitit.

Ndër të tjera, projektet muzikore që ka sjellë gjatë kësaj periudhe janë ngjitur në toplistat muzikore ndërkombëtare.

Gjithashtu kujtojmë se ajo realizoi koncertin “Sunny Hill” në Prishtinë me 10 gusht ku mblodhi emra të njohur të muzikës në Shqipëri dhe në botë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.