Dua Lipa e magjishme, virale video e kërcimit me flamur

VIDEO

Isa Myzyraj

Prej ditesh Dua Lipa është kthyer në qendër të vëmendjes, duke hapur qindra artikuj mediash, e qindra e mijëra statuse vetem pse ishte në Kosovë dhe Shpalosi flamurin shqiptar.

Shqiptarë si Dua Lipa neve jo që na duhen fort, por ne i krijojme ato, edhe nëse nuk janë, ne i krijojmë nganjëherë kot!

Shqiptarët, nuk prodhojnë më figura me famë, dhe as nuk i ndihmojnë shqiptaret e tjerë të arrijnë famë ose sukses, sepse ne jemi popull që e urrejmë të bërit sukses një shqiptar tjetër, komshiu ynë!

E mbani mend para ca ditesh, Boris Johnson u bë shqiptar me pahir:
I gjeten pemen e familjes, dhe shkuam aq larg saqë PO e bëne Borisin shqiptar, diten e parë që u bë kryeminister. E verteta eshte qe Borisi aty ishte, ishte sekretar shteti më parë, por ishte një anglez i revoltuar me Theresa May-n, derisa pap fap u be shqiptar, me shume mundesi nga kukesi, tha dikush !

E verteta eshte se ne “ndihemi krenar” kur nje shqiptar ben fame e sukses jashte vendit, siq jane shumica, “ndihemi krenar” sepse ne nuk i prishim dot pune, sepse famen e suksesin e ka vetem nga vetja dhe te huajt, aspak per shqiptaret!

Ne shqiptaret, nuk nxorrem asnje eurodeputete ne Greqi edhe pse kishte kandidatura, dhe numerikisht e nxirrnim!

Ne nuk nxorrem nje eurodeputete ne Itali, edhe pse mijera shqiptare jane ne Itali qe nga 1991, i lame ne balte, me shume mundesi votuam Idiotin Matteo Salvini!

U nxorr kjo Kokolari, te gjithe vrapuam duke thene “eshte shqiptare” ne fakt shume pak pothuajse aspak kane kontribuuar shqiptaret ne Suedi, ndersa aty ku ne mundeshim nuk i nxorrem!

Ne jemi popull që e duam suksesin, dhe famën, por për vete, veç për vete, jemi egoistë në pafundesi, dhe e bëjmë hero e heroinë edhe atë që nuk është.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.