Drogë në karroatrec, qeni i kurifit zbulon ngarkesën. Në pranga 3 tre kosovarët

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Portin e Durrësit, pasi ju zbuluan 15 kilogramë Marijuanë.

Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasi me inicialet B.S, i cili u kap në flagrancë si dhe të dy pasagjerëve  D.A e D.S, banues në Kosovë, Serbi, Kosovë.

Lënda narkotike u gjet në një mjet i cili ishte i ngarkuar në një karotrec  që drejtohej nga  shtetasi B. S., Policia gjeti  dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 15 kilogramë  lëndë narkotike e llojit marjuanë, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë

Port, Durrës

Policia Kufitare mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godet një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë duke përdorur qenin antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, në  një mjet i cili ishte i ngarkuar në një karotrec  që drejtohej nga  shtetasi B. S., Policia gjeti  dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale rreth 15 kilogramë  lëndë narkotike e llojit marjuanë.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasëve B.S, si dhe të dy pasagjerëve  D.A e D.S, banues në Kosovë, Serbi, Kosovë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.