Drogë dhe mijëra euro në shtëpi, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Nën akuzën e mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike policia italiane ka arrestuar 3 shtetas, 1 italian dhe dy shqiptarë.

Ata vepronin si një grup në aktivitetin kriminal. Pasi shikuan veprimet e tyre të dyshimta policia i bëri kontroll në shtëpitë e tyre, raportojnë mediat italiane.

Ky aksion përfundoi me zbulimin e një sasi droge të llojit hashash, ndërsa në cilësinë  e provës materiale u bllokuan edhe  një sasi monetare prej 4100 eurosh. Edhe pse nuk bëhen publik emrat e tyre, mediat vendase raportojnë se shqiptarët janë të moshave 23 dhe 24 vjeç, ndërsa italiani rreth të tridhjetave.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.