Drejtoresha e ‘Samiut’ harbohet në mitingun e ‘Lali Erit’

Ditën e sotme në mitingun për shpalljen e kandidatit socialist për Bashkinë Tiranë ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi.

Prezenca e saj në miting është bërë publike nga vetë ajo në një postim në rrjetin social Instagram.

Gjithashtu një qytetar në redaksinë e JOQ Albania ka dërguar dy video ku shihet se drejtoresha (me flokët kaçurrela dhe bionde) është tepër e entuziazmuar që ka marrë pjesë në miting, duke kërcyer si “një fëmijë” nën rimet e muzikës.

Drejtoresha e Gjimnazit, Teuta Dobi njihet për rezistencën e saj ndaj protestës së studentëve.

Ajo kërkoi të pengonte gjimnazistët t’i bashkoheshin, protestës, por jo gjithmonë ia doli.

Në një mbledhje të Senatit të Shkollës, Dobi u shpreh asokohe:

Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim.”

Erion Veliaj u shpall kandidat i socialistëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.