DOM Gjergj META mesazh për Pashkë :“Jo Kryqi, por varri është humbja e pakthyeshme e shumë shpresave tona”

Dom Gjergj Meta, Ipeshkv i Rrëshenit, i njohur për reagimet e tij të forta publike, ka zgjedhur një mënyrë shumë domethënëse për të uruar këtë prag-Pashke.

Në një kohë kur vendi po kalon momente të vështira, si politike, ekonomike por edhe sociale, statusi i Dom Gjergjit vjen si një shtysë dhe forcë për shqiptarët, që pavarësisht vështirësive aktuale duhet të besojnë te shpresa, madje edhe përtej vdekjes.

Përmes një postimi në Twitter, kleriku katolik, tregon se cili është qëllimi dhe lajmotimi i festës së Pashkës: shpresa që vijon edhe përtej vdekjes.

“Jo Kryqi, por varri është humbja e pakthyeshme e shumë shpresave tona. Derisa jemi në kryq ne shpresojmë, madje edhe kundër çdo shprese, se ndoshta do të mund të ulemi prej kryqit. Por Pashka është pikërisht kjo: shpresë edhe përtej varrit, përtej vdekjes”, shkruan Dom Gjergj Meta në Twitter.

Image

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.