“Dolëm nga salloni dhe të hyjmë në zgjedhje të vogla nuk shkon”- Dashamir Shehi: Nga opozita nuk ka engjëj, por….

Politikani i njohur Dashamir Shehi thotë se opozita shqiptar që ka vendosur të dalë nga Parlamenti ka zgjedhur si lider Lulzim Basha. Ai thotë se opozita nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale.

 

“Duhet të sqarohen njerëzit pse nuk duhet të hyjmë në zgjedhje. Ne dolëm nga salloni dhe të hyjmë në zgjedhje të vogla nuk shkon. Nuk mund të hyjmë nga salloni në korridor. Kjo opozitë që po krijohet nëpërmjet tre faktorëve: -Faktori bazë është egoizmi shqiptar, mania për protagonizëm është gjithmonë.

-Kjo mazhorancë do ti ushqejë për të bërë këtë punë

-Brenda kësaj zallamahie shqiptare ka edhe njerëz serioz që mendojnë se mund të ndryshojnë dhe unë uroj të vazhdojnë.

Ne si opozita kryesore gjykojmë se këtu nuk ka vend për të hyrë.

Ne grupi opozitar kemi zgjedhur zotin Basha. Të tjerët janë si ne. Basha duhet të jetë strumbullari ku agravohemi të gjithë”, thotë Shehi në Ora.

Shehi tha se tek opozita, qytetarët nuk do të gjejnë engjëjt, por njerëz të thjeshtë dhe burra shteti.

“Të dalin në radhë të parë qytetarët e Tiranës. Nëse janë mërzitur nga ky njeri le të dalin. E di që nga pala opozitare nuk ka engjëj që ndrisin, ka qytetarë normal dhe politikanë normal. Shqipëria nuk ka më nevojë për heronj, ka nevojë për burra shteti normal, njerëz të ndershëm, të zbatojnë ligjet, që mbajnë premtime. Kaq! Nuk kemi nevojë për gjë tjetër. Kështu që dhe ata mos mundohen të gjejnë atje te tribuna opozitare ndriçimin sepse nuk është, por që arsye të mjaftueshme për të dalë për ta rrëzuar këtë rrëzuar këtë zotërinë ka”, shtoi.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.