Dokumenti/ “Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi është shok i Alizotit”

Të tjera  dokumente janë publikuar sot për çështjen “babale”  nga deputeti i PD Ervin Salianji.

Dokumentet janë të Prokurorisë së Përgjithshme që ka bërë përgjime, ndërsa në to përmendet edhe emri i deputetit Taulant Balla.

Kujtojmë se në një video të publikuar pak ditë më parë Alfred Alizoti thoshte se ishte takuar me Ballën para prokurorisë ku kishte dhënë dëshminë se ishte ai që kishte imituar Agron Xhafën.

Sipas Salianjit i gjithë shteti është vënë në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin.

Postimi i plotë i tij:

Loading...
Xhafaj-Gate!
Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.
Si u fabrikua “aktori”?!Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr. cel +091 flet me drejtorin e policisë Fier dhe me persona të tjerë!
Kushdo mund t’i shohë vete dokumentet zyrtare të prokurorisë.
Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumente zyrtare
Deri tani kemi parë shumë pak 🤔.”

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.