“Do shkoj prap në SHBA”, Vasili i përgjigjet Veliajt për vizën: Qanit me dëshpërim në Tiranë nga mërzia…

Nënkryetari i LSI-së i është përgjigjur akuzave të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj se Petrit Vasili nuk mund të shkojë në SHBA, pasi i është hequr viza amerikane.

Në një status në Facebook, Vasili shkruan se ka shkuar në Amerikë sa herë që ia ka kërkuar puna dhe do të shkojë prape. Ndërkohë që ai i ka kujtuar Veliajt se ka qenë në SHBA kur është inauguruar Donald Trup si President, ndërkohë që socialistët jo.

 

“Ne Amerike kam shkuar sa here qe puna ma kërkuar dhe do te shkoj prap.

Bile kam qene ne Washington edhe kur inaugurohej Presidenti Trump me ftese te Kongresit Amerikan, ndërkohe “Autoktoni” me te tijtë qanin me dëshpërim ne Tirane nga mërzia per zgjedhjen e Z.Trump dhe nuk qaseshin ne SHBA”, thekson Vasili

Më tej, Vasili ka publikuar dhe një video që sipas tij, Veliaj bën lëmsh Selvinë me Kodrën e Kuqe.

“”Autoktoni” Veliaj ka vendosur, që Selvia te jete vendi ku ka dhëne jetën Heroi i Popullit Vojo Kushi,kaq thotë se kaq di.

Por Autoktonet e vërtete te Tiranës e dine shume mire qe te gjithë se Heroi i Popullit Vojo Kushi u vra ne Kodren e Kuqe ne shtëpinë Ije Farkes, ku eshte edhe lapidari i tij prej dhjetra vitesh.

Selvia dhe Kodra e Kuqe janë nja 2 km larg njera tjetres. Edhe nje here sa per ta ditur Vojo Kushi u vra nga fashistet italiane dhe jo nga gjermanet.

Por edhe Gjermanet, sa per ta ditur, nuk erdhën ne Tirane per te prishur shtepi te Selvia se nuk ishin INUK, por per ta pushtuar kryeqytetin. “Autoktonit” i duken njelloj Selvia dhe Kodra e Kuqe.

I duken njelloj fashistet italiane dhe nazistet gjermane. I duken njelloj gjermanet pushtues me INUKU-n qe prish shtepia me dhe pa ligj. Edhe nje te fundit per kete “autoktonin”,qe vesi i genjeshtres mund ti dale veç me shpirtin, thekson ish-deputeti i LSI.

 

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.